Vilat kanë një sipërfaqe fizike 270m²- 425m² sipërfaqe e përgjithshme, dhe përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur apo të mbyllur, katër dhoma, ku një pjesë mund të përdoren për fjetje dhe një pjesë për rekreacion dhe disa tualete. Vilat kanë sipërfaqe të jashtme oborri, por mund të kenë edhe veranda ose taracë në katet e sipërme. Gjithashtu disa prej vilave do të kenë të zhvilluar opsionin e pishinave. Vilat në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2 Lindje kanë akses individual dhe parkim të garantuar. Ato kanë pishina dhe mund të kenë edhe sauna apo dhoma avulli. Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një ose me shumë fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, SPA, dhomë loje për fëmijët, zyrë, vinotekë, kinema dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë.
Shërbimi i Sigurisë (24/7 CCTC);
Administrimi/ Pastrimi;
Mirëmbajtja Teknike/ Elektrike;