Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti të ndërthuret me estetikën. Çdo detaj në arkitekturën e brendshme dhe të jashtme të resortit është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallët, rrugicat, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit, ku mozaikët dhe veprat e tjera artizanale të krijuara prej qeramikës nga artistë të ndryshëm shqiptar, janë kryefjala e çdo hapi. Lëvizja në arterien kryesore të gjirit, Sokakut, nëpër shkallët e lëmuara dhe piktoreske, drejt apartamenteve me pamje nga deti, i përngjason një turi në një galeri të mirfilltë arti, ideuar për të invokuar emocion artistik tek vizitorët.
13
Vila
60
Apartamente
290 km
nga Tirana
2.1 km
nga qendra e Sarandes
14 km
nga Korfuzi
Apartament 2+1 me pamje nga deti
Apartamentet tipike 2+1 të Bougainville Bay janë rreth 105 m2 dhe përbëhen nga 2 dhoma gjumi, një ambient ndenjeje-ngrënjeje-gatim, tualet dhe verandë.
Mundësitë e Investimit
Rezidenca eshte e integruar brenda resortit duke perfituar keshtu nga facilitetet e tij. Nëse vendosni të investoni në Bougainville Bay, përveç faktit që mund të vizitoni shtëpinë tuaj të re në çdo kohë, mund ta lini atë nën menaxhimin profesional të resortit për pjesën tjetër të vitit. Kështu, ju nuk keni vetëm një shtëpi të re, por edhe një burim të sigurt dhe të lehtë të ardhurash.
Ne përdorim cookies për të optimizuar eksperiencën tuaj, për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar reklamat. Ju mund t'i pranoni ose t'i refuzoni ato në çdo kohë. Lexoni Politikën tonë të Privatësisë.