Qellimi i Pozicionit
Arkitekti do të duhet të marrë përgjegjësi për të gjitha aspektet e zhvillimit të projektit sipas udhëzimeve specifike të Shefit të Departamentit dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat.
Përgjegjësitë dhe Detyrat
Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
Koordinon dhe zbaton Projektin.
Përgatit vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik brenda afateve të caktuara.
Ndihmon në organizimin e proceseve të punës arkitektonike, bazuar në programin e përgjithshëm të punës.
Garanton përputhjen e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe variacione të ndryshme sipas rastit.
Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitektonike dhe dorëzimin në kohë të këtyre materialeve.
Bashkëpunon dhe shkëmben informacione për veprat arkitekturore që u nënkontraktohen furnitorëve të mundshëm.
Realizon analiza dhe vlerësime të projektit, pronës apo biznesit që do të zhvillohet.
Propozon variante të ndryshme bazuar në analizat urbane, ekonomike dhe ligjore.
Përcakton formën më të mirë të zhvillimit dhe bën propozime në aspektin konceptual, urban, vëllimor dhe planimetrik.
Zgjedh materialin që do të përdoret dhe specifikon kërkesat e ndryshme për projektin.
Ofron zgjidhje urbane dhe infrastrukturore.
Ofron zgjidhje inxhinierike për rrjetet inxhinierike.
Ky rol përfshin aplikimin për leje ndërtimi siç këshillohet nga departamenti i ndërtimit dhe juridik.
Ofron zgjidhje për faza të ndryshme të projektit (2d / 3d).
Ofron zgjidhje për objekte të ndryshme ekzistuese për fazat e përshtatjes së projektit (2d/3d).
Kualifikimet dhe aftësitë
Diplomë Master në Arkitekturë.
5+ vite përvojë në sektorin e ndërtimit si Arkitektt.
Eksperiencë e mëparshme në mjedisin e projektimit dhe zbatimit.
Njohuri shume te mira ne 2D, 3D dhe AUTOCAD, Sketch up etj.
Aftësi të rrjedhshme të komunikimit me shkrim dhe verbal në gjuhën angleze
Aftësi e demonstruar për të punuar në mënyrë të pavarur në një kapacitet vendimmarrës.
Aftësi komunikimi ndërpersonale dhe efektive, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
Njohuri kompetente të paketës MS Office.
Informacioni i kompanisë dhe pagave
Adresa qendrore: Zona e banimit “Kodra e Diellit” A0/1 Selite, Tirane, Shqiperi.
Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë (Orari që do të punohet nga e hëna deri të dielën).
Lloji i pagesës: Paga (___/muaj).
Transporti: Ofrohet nga kompania.