Projekti ndërmerr zgjidhjen e të gjitha problemeve të identifikuara dhe përbëhet nga propozime, të cilat synojnë të përmirësojnë parametrat dhe standartet, si dhe të ndryshojnë imazhin estetik të ndërtesës.
Propozimi plotëson kushtet e izolimit termik dhe përbërjen e fasadës me të gjitha elementet e saj.
Ky projekt do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të plotësojë nevojat për një mbarëvajtje optimale të proceseve të ndryshme që do të kryhen në këtë institucion, nga pajisjet laboratorike dhe administrative e deri tek pajisjet teknike.
Detajet e projektit:
Sipërfaqja: 2350 m2
Statusi: Ongoing
Vendodhja: Rruga “Sotir Caci”, Tiranë