Ndërtimi i Parkimit, Berat, Shqipëri

Rehabilitimi i sheshit “Teodor Muzaka” do të jetë zgjidhja perfekte për trafikun e automjeteve që parkojnë në qytetin e Beratit. Ky projekt do të përmirësojë gjithashtu edhe peizazhin e qytetit.

Ndërhyrja në sheshin “Teodor Muzaka” do të krijojë një atmosferë tjetër për qytetin. Koncepti i sheshit është menduar si një pjesë e integruar me gjelbërimin, ku në të njëjtën kohë mund të përdoret për aktivitete të ndryshme.

Sheshi do të kryejë dy funksione kryesore, atë të një parku dhe parkimi nëntokësor që do të jetë në shërbim të qytetit të Beratit për të lehtësuar parkimin e automjeteve.