Triplekset përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur ose të mbyllur, deri në katër dhoma gjumi dhe deri në tre tualete, një ose dy prej të cilave mund të jenë en-suite (në dhomë gjumi). Të gjitha triplekset kanë hapësira të jashtme si taracë apo verandë. Si çdo tipologji në Rezidencën “Kodra e Diellit” kanë parkim të garantuar. Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një deri në katër fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, dhomë loje për fëmijët, zyra dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë.
Shërbim Sigurie (24/7 CCTC);
Administrata/ Pastrimi;
Mirëmbajtja Teknike/ Elektrike;