JEPET ME QIRA DITORE/MUJORE DUBLEKS TE PIAZZA NË QENDËR, TIRANË
Dupleksi ndodhet në qendër të Tiranës, tek Piazza, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit. Dupleksi ndodhet në katet e sipërme të godinës me sipërfaqe të përgjithshme 198.8 m2, i organizuar në dy kate. Kati i parë i dupleksit është i organizuar në një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi dhe një tualet, ndërsa kati i dytë është i organizuar në një dhomë ndenjeje dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi me akses në një verandë të madhe, dhe një tualet. Ajo çfarë ka të veçantë ky dubleks është tarraca e shfrytëzueshme, të cilën ju mund ta arredoni sipas dëshirës suaj për ta përdorur me familjen dhe miqtë tuaj.
Dupleksi është tatolisht i mobiluar me të gjitha orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe është gati për banim.
Zona në të cilin ndodhet dupleksi i ofron të gjitha facilitetet për të gjithë familjen, nga më i vogli deri tek më i madhi, si supermarkete, farmaci, palestër, bare & restorante, zyra të ndryshme shërbimesh, kopësht, shkolla, universitete, sheshe, qendra kulturore dhe arti, teatër, bibliotekë, hapësira të gjelbërta për fëmijët, akses i shpejtë me pikat kyçe të kryeqytetit, gjithashtu edhe afërsi me të gjitha institucionet shtetërore.
Distancat nga vendodhja e dubleksit me makinë:
- Aeroporti Nënë Tereza, Rinas për vetëm 20 min;
- Durrës për vetëm 40 min;
- Prishtinë për vetëm 3h;
- Shkup për vetëm 4h.
Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për të gjithë njerëzit kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e tij. Ajo ofron një "ajër" krejtësisht të ndryshëm nga vendet përreth tij. Tirana mund të konsiderohet si qytet i ngjyrave për shkakun se shumë ndërtesa të saj janë të ngjyrosura me ngjyra të gjalla duke krijuar kështu kontraste interesante.
Për më tepër informacion kontaktoni: +355 68 909 8864