Tregu i pasurive të paluajtshme është një komponent kyç i ekonomisë kombëtare në Shqipëri, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ky sektor ka përjetuar një zhvillim të shpejtë, sidomos në fushën e banesave dhe turizmit. Ky artikull analizon progresin e tregut dhe mundësitë që ai ofron për investime.
Vendosur pranë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron jo vetëm peizazhe mahnitëse, por edhe mundësi premtuese për investime. Projekte si Turquoise Marina në Gjirin e Lalëzit, Bougainville Bay në Sarandë, dhe Stone Beach në Qeparo, etj, reflektojnë zhvillimet rezidenciale dhe turistike që po tërheqin investitorë vendas dhe të huaj.
1. Migracioni dhe urbanizimi: Migrimi i brendshëm dhe ai nga emigrantët shqiptarë kanë
rritur ndjeshëm kërkesën për banesa, sidomos në qytete si Tirana.
2. Rritja ekonomike: Investimet në infrastrukturë dhe urbanizimi modern kanë rritur vlerat
e pronave.
3. Bumi i turizmit: Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik global, duke nxitur
kërkesën për prona me qira afatshkurtra.
• Tirana: Projekte si Mara dhe Rezidenca No.23 ofrojnë apartamente modern, hapësira
komerciale, parkime në zonat më të zhvilluara të kryeqytetit.
• Saranda: Destinacione ideale për shtëpi pushimi dhe qira afatshkurtra për shkak të
plazheve dhe atraksioneve turistike. (Bougainville Bay Resort & SPA)
• Rezidenca Kodra e Diellit: Një zhvillim i nivelit të lartë në Tiranë, që ofron çdo gjë që i
duhet një familjeje për të jetuar shëndetshëm.
• Liqeni i Farkës: Swan Residence po zhvillohet pranë një zone në zhvillim siç është
Liqeni i Farkës, ku cmimet janë ende të lira dhe facilitetet që do të ofrojnë në të ardhmen
janë të shumta.
• Lundra: Kjo zonë konsiderohet si një zone elitare ku janë përqëndruar projektet
rezidenciale më të njohura në Tiranë. Në Lundër po zhvillohet projekti Flowers Hill, nga
ku pozicionimi strategjik e bën tërheqës dhe luksoze për ata që kërkojnë një ambient të
qetë dhe të sigurt, duke siguruar një investim me kthim të lartë në të ardhmen.
• Gjiri i Lalëzit: Vitet e fundit, për shkak të zhvillimeve të njëpasnjëshme, kjo zone mori
një zhvillim dhe interes të menjëhershëm nga investitorët. Turquoise Marina është
projekti më unik në bregdetin shqiptar, i cili ofron luks, siguri dhe mundësi investimi të
qëndrueshme me një pamje fantastike dhe mundësi të shumta për zhvillim turistik dhe
komercial.
Me mundësinë e integrimit në Bashkimin Europian dhe modernizimin e vazhdueshëm të
infrastrukturës, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipërë është në rritje. Investitorët mund të
përfitojnë nga çmimet konkurruese dhe perspektiva për kthime të larta në të ardhmen.
Për të qenë më pranë aktualitetit, Agikons nëpërmjet menaxherëve të shitjes në lidhje të
drejtpërdrejtë me sfidat dhe oportunitet që ofron tregu në Shqipëri, arrijnë në konkluzionin se,
ndër sfidat kryesore janë burokracia dhe menaxhimi i rritjes së shpejtë urbane. Megjithatë,
potenciali për zhvillim është i lartë, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato urbane me zhvillim
të shpejtë.
Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse për investime në pasuri të
paluajtshme në rajon. Me potencialin e saj për rritje të qëndrueshme, ajo ofron mundësi unike për
ata që duan të investojnë në një treg me perspektiva të ndritura ekonomike dhe turistike.
Për më tepër informacion:
www.agikons.com
Social Media: AGIKONS
+355 68 407 6683