Ne ndërtojmë të ardhmen tuaj në terren të lartë.

Themeluar në vitin 1996, AGIKONS SH.P.K është një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit dhe ndërtimit të rezidencave në Shqipëri, e cila operon prej vitesh në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e pasurive të paluajtshme dhe turizmit.

Ne krenohemi se jemi të aftë dhe me përvojë në të gjitha aspektet e industrisë së ndërtimit, dhe kjo është e kombinuar me njohuritë tona të gjera, për tregjet shqiptare dhe Ballkanike, na ka vendosur si pikë kryesorë në këtë industri. Angazhimi ynë për inovacionin dhe përsosmërinë rezulton gjithmonë në projekte të suksesshme me cilësi të lartë ndërtimi.

Ne zbatojmë dhe promovojmë idenë e punës si partnerë me klientët tanë për të siguruar përmbushjen e qëllimeve të tyre. Në AGIKONS SH.P.K. ne kurrë nuk pushojmë dhe ne jemi të apasionuar dhe të shtyrë për të vazhduar dhe përmirësuar nivelet e larta të pritshmërive së klientit që kemi arritur gjatë 27 viteve të fundit.

Pozicione Vakante


Drejtor/e i/e Burimeve Njerëzore

Qëllimi i Pozicionit

Drejtori kryen zhvillimin e politikave të shoqërisë në lidhje me menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Drejton personelin e departamentit duke u kujdesur për listëprezencat, azhornimin e bazës së të dhënave, rekrutimin/ selektimin/ trajnimin e punonjësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.

MËSO MË SHUMË

Specialist/e i Burimeve Njerëzore

Qëllimi i Pozicionit

Specialist/e i Burimeve Njerëzore asiston në proçesin e rekrutimit të kompanisë, për identifikimin e nevojave për staf, plotësimin e vendeve vakante, integrimin e punonjësve të kompanisë

MËSO MË SHUMË

Inxhinier Supervizimi/Ndërtimi

Qëllimi i Pozicionit

Inxhinieri Supervizimit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor të objekteve deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.

MËSO MË SHUMË